Anëtarësimi në NATO


Anëtarësimi dhe prioritetet

Më 27 mars 2020 Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vend anëtarë i 30-të i NATO-s. Me këtë, realizuam një nga qëllimet tona më të rëndësishme strategjike, me një vendim unanim të Kuvendit të vitit 1993. Anëtarësimi në NATO si qëllim strategjik, çdoherë ka pasur mbështetje të fuqishme nga publiku dhe konsensusi i gjerë ndërpartiak, ndëretnik dhe shoqëror. Anëtarësimi në NATO është kontributi më i madhe për sigurinë dhe stabilitetin tonë. Ajo është garancia më e fuqishme për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

NATO është aleanca ushtarako-politike më e suksesshme në historinë e civilizimit njerëzor. NATO-ja është Aleancë për mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare. Aleanca është organizatë ushtarako-superiore, politikisht e fuqishme si dhe relevante dhe dominuese ekonomikisht, e cila bashkon të paktën 1 miliard njerëz dhe më shumë se 50 për qind të BPV-së botërore.

Me anëtarësimin tone në NATO dukshëm është përmirësuar siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë. Tani kemi bashkëpunim më të ngushtë me të gjithë fqinjët tanë të cilët janë anëtarë të NATO-s. Njeherit, kemi edhe bashkëpunim më të ngushtë me aleatët e tjerë në rajonin tonë. Anëtarësimin tone në NATO e shfrytëzojmë edhe si mundësi që të japim kontribut aktiv në funksionimin e Aleancës dhe zhvillimin e saj.

Për Maqedoninë e Veriut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme. Përkushtimi i fuqishëm i NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo qasje (e promovuar në Samitin e Brukselit në vitin 2021 dhe e riafirmuar në Konceptin e ri Strategjik të NATO-s) dhe angazhimi shumë vjeçar i Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhanë rezultate të rëndësishme.

Nga 30 vendet-anëtare të NATO-s, 21 vende janë edhe vende të BE-së. Ne jemi pjesë e barabartë e kësaj familjeje të madhe e demokracive të zhvilluara. Së bashku me ta ne japim kontributin tonë për paqen dhe sigurinë botërore. Ne nuk jemi më objekt në diskutimet gjeopolitike, tani jemi subjekt që në mënyrë aktive kontribuon në diskutime dhe në sjelljen e vendimeve për të gjitha çështjet. Kjo do të thotë se kemi një përgjegjësi dhe detyrim të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e BE-së i ndajnë të njëjtat vlera, NATO dhe BE luajnë rol plotësues, koherent dhe reciprokisht përforcues në mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut plotësisht e mbështet avancimin e partneritetit strategjik NATO-BE, forcimin e konsultimeve politike dhe rritjen e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, siç janë mobilizimi ushtarak, qëndrueshmëria, ndikimi i ndryshimeve klimatike ndaj sigurisë, teknologjivetë reja dhe shkatërruese, sigurisë njerëzore, agjendës për gratë, paqes dhe sigurisë dhe luftëskundër kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Historia e marrëdhënieve me NATO-n

Më 27 mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë shteti i tridhjetë anëtar i Aleancës. Përcaktimi për integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutën, në të cilën u definuan prioritetet e politikës së jashtme të vendit, e ato janë anëtarësimi në NATO dhe në BE.

Më 15 nëntor 1995, me emrin e atëhershëm Republika e Maqedonisë e nënshkroi Dokumentin Kornizë për qasje drejt programit Partneritet për paqe (PP). Në atë kohë, vendi ishte pranuar edhe në Këshillin e Atlantikut të Veriut për Bashkëpunim, kurse më vonë në Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik.

Më 14 qershor 1996 u hap Zyra për lidhje, ndërsa kah fundi i vitit 1997 u hap edhe Misioni i Përhershëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Në prill të vitit 1999 në Samitit e NATO-së në Uashington, Republika e Maqedonisë së Veriut e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Aleancë, me çka filluam me përgatitjet dhe realizimin e Planit të Veprimit për anëtarësim.

Në Deklaratën Përfundimtare të Samitit të NATO-së në Bukuresht në vitin 2008, Aleanca solli vendim se vendi duhet të marrë ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së kontestit për emrin me Greqinë. Në kuadër të deklaratave të Samiteve të radhës në NATO (Lisbonë 2010, Çikago 2012, Uells 2014 dhe Varshavë 2016), u përsërit formulimi nga Bukureshti se Aleanca do të bëj ftesë për anëtarësim në NATO menjëherë pas arritjes së zgjidhjes reciproke të pranueshme për emrin në kuadër të OKB-së.

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, 11-12 korrik 2018 – Këshilli i Atlantikut të Veriut, në takimin në nivel të   shefave të shteteve dhe qeverive, solli Vendim që ta ftojë Republikën e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht, 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i dërgoi letër Ministrittë Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Më 18 dhe 19 tetor 2018, në takimin e mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses i përfundoi negociatat për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Më 21 janar 2019, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut i dërgoi letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku shprehej gatishmëria dhe aftësia e vendit që t’i pranojë dhe respektojë obligimet dhe zotimet për anëtarësimin e vendit në NATO, të përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit dhe studimin për zgjerimin e NATO-s të vitit 1995, si dhe dëshirën për marrjen e ftesës për t'u anëtarësuar në NATO.

Më 6 shkurt 2019, në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 vendeve – anëtare të NATO-s, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Ministrit të Punëve të Jashtme e nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ceremonisë solemne në Bruksel, filloi procedura për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit nga ana e 29 vendeve anëtare të Aleancës. Procedura për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit u finalizua më 19 mars 2020, kur Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Uashington, e dorëzoi instrumentin për ratifikimin e Traktatit të Uashingtonit, duke e rrumbullakuar kështu fazën e tretë dhe të fundit të procesit të anëtarësimit.

Për tu zhvilluar pa probleme procesi i integrimit të vendit në NATO, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11 shkurt 2020, njëzëri e ratifikoi Traktatin e Atlantikut të Veriut, pas së cilit, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i instrumentit për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga Presidenti i Republikës.

Përfundimisht, më 27 mars 2020, përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington, në Departamentin e Shtetit në SHBA, u deponua instrument për anëtarësim drejt Traktatit të Atlantikut të Veriut, me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht u bë shteti i tridhjetë anëtar i Aleancës.

Republika e Maqedonisë së Veriut, më parë, si partnere e Aleancës dhe sot në cilësinë e shtetit anëtar të NATO-s, në mënyrë aktive kontribuon në misionet e sigurisë të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, në rajon dhe në botë, me qëllim të mbështetjes së paqes dhe sigurisë. Kontributi në operacionet ndërkombëtare është në frymën e përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale dhe paraqet edhe një konfirmim për gatishmërinë për ndarjen e sfidave si shtet me të drejta të plota në NATO.

Duhet të theksohet edhe roli aktiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin rajonal të sigurisë në kuadër të SHBA-Kartë e Adriatikut, me të cilin vendi jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të një rajoni të sigurt, të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të prosperues.

Samiti i NATO-s në Madrid

Samiti i fundit i NATO-s u mbajt në Madrid (28-30 qershor 2022). Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, mori pjesë dhe u përfaqësua nga një delegacion nacional. Ky Samit e përcaktoi drejtimin strategjik të NATO-s për të ardhmen, duke siguruar se Aleanca të vazhdojë t’i përshtatet ndryshimeve në botë dhe t'i mbajë qytetarët e saj të sigurt.

Samiti i NATO-s në Madrid ishte Samit unik dhe historik. Në samitin e organizuar në të njëjtën kohë kur Aleatët ballafaqohen me luftë në kontinentin evropian, liderët e NATO-s morën vendime të rëndësishme dhe transformuese që e përcaktojnë drejtimin strategjik të Aleancës për të ardhmen e afërt dhe afatgjatë:

  • Partnerët më të afërt të NATO-s, Finlanda dhe Suedia ishin të ftuara t’i bashkohen0 Aleancës;
  • Udhëheqësit e miratuan Konceptin e ri Strategjik të NATO-s 2022, planin e Aleancës për dekadën e ardhshme.
  •  Aleatët, gjithashtu u dakorduan për paketë afatgjate për mbështetjen e Ukrainës dhe partnerëve të tjerë të ekspozuar ndaj rrezikut, si Gjeorgjia, Moldavia dhe BiH;
  • Mbrojtje e shtuar dhe mbrojtje e avancuar, më e madhja që nga Lufta e Ftohtë;
  • Aleatët u dakorduan të investojnë më shumë në NATO dhe të rritet financimii përbashkët;
  •  Përshtatja e Aleancës ndaj sfidave të reja;
  • Janë konfirmuar vlerat e përbashkëta të NATO-s.
Rifreskimi i fundit: 31 Tetor 2022