Çka është e nevojshme për regjistrim të porsalindurit dhe lëshimi i certifikatës nga libri amë i të lindurve?


Për regjistrim të porsalindurit dhe lëshim të certifikatës nga libri amë i të lindurve (për të porsalindur) dokumentet e nevojshme janë:

  • Kopje e letërnjoftimit (pasaportë) nga prindërit dhe dokumentet në origjinal për kontroll
  • Certifikatë nga libri amë i të martuarve ose certifikata nga libri amë i të lindurve nga prindërit
  • Kërkesë për lëshimin e certifikatës nga libri amë i të lindurve për të porsalindur (Kërkesë)
  • 100 den. taksë administrative (Fletëpagesë)
  • Pagesë prej 50 den. në gjiro-llogarinë e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë (Fletëpagesë)

KUJDES: Lindja e fëmijës paraqitet në afat prej 30 ditësh nga dita e lindjes, në zonën amë ku ka lindur fëmija.

Rifreskimi i fundit: 21 Dhjetor 2020