Cilat dokumente për shtetësi duhet t’i parashtrojë deri te Njësia Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme?


Së bashku me kërkesën (formularin) duhet t’i parashtroni dokumentet në vijim:

  • Certifikatë nga Libri amë i të lindurve të fëmisë;
  • Dëshmi të prindërve për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Nëse fëmija është i mitur, me pëlqim të prindit i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Letërnjoftim i prindit ose kujdestarit;
  • Autorizim i rregullt, nëse kërkesa parashtrohet nga personi i autorizuar.
  • Vëreni se formulari për regjistrim dhe formulari për pëlqim lëshohet falas në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Rifreskimi i fundit: 21 Dhjetor 2020