Drejtoria e Protokollit Diplomatik


Drejtoreshë: Mihaela Veselinov

Drejtoria e protokollit diplomatik sjell plane vjetore dhe raporte punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe zbaton aktivitetet që kanë të bëjnë me vizitat e përfaqësuesve zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si dhe vizita të përfaqësuesve të huaj zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe evenimenteve të tjera ndërkombëtare dhe të vendit; pyetje në lidhje me zyrat e përfaqësimit të akredituar nga fusha e ceremonisë, privilegjet dhe imunitetet; procedurat sipas kërkesës për marrjen e agremanëve dhe ekzekvaturëve; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet në vend; jep udhëzime dhe instruksione për zyrat e përfaqësimit; bashkëpunon me zyrat e përfaqësimit të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe e organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e tij; e vlerëson punën e njësive organizative; kryen edhe punë të tjera në fushëveprimin e tij.

Sektori i Protokollit Diplomatik

Sektori i Protokollit Diplomatik përgatit plane vjetore dhe raporte të punës; i koordinon aktivitetet dhe detyrat që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe organizimin e vizitave për punë zyrtare shtetërore të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme jashtë vendit; përgatitje dhe organizim i vizitave për punë zyrtare shtetërore të shefave të huaj të shteteve dhe qeverive dhe ministra të punëve të jashtme; përgatitje dhe organizim i evenimenteve ndërkombëtare dhe të vendit; aktivitete ceremoniale; procedurat sipas kërkesave për marrjen e agremanëve dhe ekzekvaturëve, si dhe dorëzimi i letrave kredenciale dhe letrave patente; përpunimi, përditësimi, publikimi dhe shpërndarja e Listës Diplomatike dhe Listës së Protokollit, si dhe çështje të tjera nga preseansi; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet në vend; përgatit udhëzime dhe instruksione për zyrat e përfaqësimit; bashkëpunon me zyrat e përfaqësimit të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; e organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij. Në kuadër të Sektorit janë Departamenti i vizitave dhe ceremonive dhe Departamenti i Korrespodencës Diplomatike.

Sektori i Shërbimit Diplomatik

Sektori i Shërbimit Diplomatik përgatit plane vjetore dhe raporte të punës, i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës së privilegjeve dhe imuniteteve të përfaqësive të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre; lëshimi i letërnjoftimeve speciale diplomatike dhe konsullore; procedura për emërimin e ambasadorëve, përpunimi i letrave të akredituar dhe letra për revokim, procedura për emërim të konsujve të nderit, si dhe për lëshimin e ekzekaturimit të konsujve të nderit, siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet në vend; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; e organizon dhe e vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij. Në kuadër të Sektorit janë Departamenti i privilegjeve dhe imuniteteve dhe Departamenti i akreditimeve.

• Festa Kombëtare

• Lista Preseans

• PDK të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut

• Organizatat Ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë

• Konsujt e Nderit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

• Lista Protokollare e Republikës së Maqedonisë së Veriut

• Simbolet Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Rifreskimi i fundit: 02 Shtator 2021