Drejtoria e Bashkimit Evropian


Drejtor: Xhenk Sejfulla

Drejtoria e Bashkimit Evropian sjell plane vjetore dhe raporte të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet dhe detyrat që kanë të bëjnë me procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të marrëdhënieve politike dhe institucionale dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian; kujdeset për zbatimin e qëndrimeve politike dhe të jashtme të vërtetuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje të Bashkimit Evropian, ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin e brendshëm dhe politikat e Bashkimit Evropian, si dhe për zhvillimin dhe progresin e bashkëpunimit rajonal; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet në vend; jep udhëzime dhe instruksione për misionin në Bashkimin Evropian dhe në përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e ndjek punën e tyre; bashkëpunon me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe me përfaqësitë e akredituara të shteteve anëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut; merr pjesë në strukturat negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian; kryeson me Grupin punues për Kapitullin 31 Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë; udhëheq dhe e organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e tij; e përpunon dhe zbaton programin për përgatitje të punëtorëve para se të drejtohen në zyrat e përfaqësimit; e vlerëson punën e njësive organizative dhe përfaqësive nga kompetenca e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

Sektor i Aderimit drejt Bashkimit Evropian

Sektori i Aderimit drejt Bashkimit Evropian përgatit plane vjetore dhe raporte të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat në vijim: përgatitje dhe pjesëmarrje e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian; bashkëpunim me institucionet kompetente dhe organet në vend dhe pjesëmarrje në përgatitjen dhe punën e organeve që e përbëjnë strukturën institucionale për udhëheqje të negociatave për pranim; bashkëpunim me institucionet dhe organet e Bashkimit Evropian dhe me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin e raporteve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe kujdeset për avancimin e tyre; e përgatit pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialogun politik me Bashkimin Evropian; e ndjek dhe analizon politikën e zgjerimit, Procesin për stabilizim dhe asocim, plotësimin e obligimeve nga raportet e kontraktuara Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian, duke përfshirë përgatitjen dhe pjesëmarrjen në punën e Këshillit për stabilizim dhe asocim Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian dhe organet e tjera të formuara me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim; përgatit udhëzime dhe instruksione të misionit pranë Bashkimit Evropian dhe përfaqësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përcjellë punën e tyre; bashkëpunon me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe me përfaqësitë e akredituara të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut; e organizon dhe e vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera në fushëveprimin e tij. Në kuadër të këtij Sektori janë Departamentet për aderim dhe negocim me Bashkimin Evropian dhe Departamenti i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim me institucionet e Bashkimit Evropian.

Sektori i Politikave të Bashkimit Evropian

Sektori i Politikave të Bashkimit Evropian përgatit plane vjetore dhe raporte të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që i përkasin politikave të Bashkimit Evropian; e përgatit pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në forumet politike formale dhe joformale Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor dhe ngjarje të tjera politike; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin e brendshëm të Bashkimit Evropian; i ndjek, koordinon dhe zbaton aktivitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushat e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe politikën e sigurt dhe politikën evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, ndjek dhe informon për rolin e Bashkimit Evropian në marrëdhëniet globale; i kryen dhe i koordinon punët që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen dhe paraqitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në organizimet, iniciativat dhe forumet për bashkëpunim rajonal në Evropën Juglindore të lidhura me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian; përgatit udhëzime dhe instruksione për misionin pranë Bashkimit Evropian dhe zyrat e përfaqësimittë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e ndjek punën e tyre; bashkëpunon me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësive të akredituara të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut; e organizon dhe e vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhepunë të tjera nga fushëveprimi i tij. Në kuadër të Sektorit janë Departamenti për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Departamenti i bashkëpunimit rajonal dhe Departamenti i Politikave të Bashkimit Evropian.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020