Informacione për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut


Të gjitha informacionet për regjimin e vizave të RMV-së janë në dispozicion Këtu.

Vizë për hyrje në Republikën e Maqedonisë NUK është e nevojshme për shtetasit e vendeve-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen (kanë të drejtë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me letërnjoftim të vlefshëm) 


Shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të përkohshëm në vendet-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen mund të qëndrojnë maksimumi deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë gjatë çdo hyrje në territorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kohëzgjatja e qëndrimeve pasuese nuk guxon të jetë më e gjatë se 90 ditë në cilën do periudhë prej 180 ditësh.


Shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të përhershëm në vendet-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen mund të qëndrojnë maksimumi deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë gjatë çdo hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kohëzgjatja e qëndrimeve pasuese nuk guxon të jetë më e gjatë se 90 ditë në cilën do periudhë prej 180 ditësh. 


Ndërpriten vizat për qëndrim afatshkurtër (viza C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e huaj bartës të dokumenteve të vlefshme të udhëtimit të vendeve të treta që posedojnë vizë të vlefshme britanike, amerikane dhe kanadeze, ku kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të jetë maksimumi deri 15 ditë, ndërsa vlefshmëria e vizës së vlefshme britanike, amerikane dhe kanadeze mund të jetë 5 ditë më e gjatë se qëndrimi i planifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendimi është me karakter kohor, me vlefshmëri nga 1 janari deri më 311 dhjetor 2021.

Rifreskimi i fundit: 12 Janar 2021