SA JENI TË KËNAQUR ME SHËRBIMET KONSULLORE?


NDANI MENDIMET TUAJA PËR SHËRBIMET NË PËRFAQËSITË DIPLOMATIKO - KONSULLORE TË MAQEDONISË SË VERIUT NË VENDET E HUAJA

 

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Punëve të Jashtme në kontinuitet punon në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve të Përfaqësive Diplomatiko – Konsullore të shtetit jashtë vendit. Komentet tuaja, vërejtjet dhe lëvdatat, mund të japin kontribut të ndjeshëm në efikasitetin e këtij procesi.

Për secilën kërkesë dhe pyetje tuajën për të cilën vlerësoni se nuk keni marrë përgjigje me kohë nga ana e Përfaqësive Diplomatiko- Konsullore, ose në telefonin kujdestar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Global SOS; ose vlerësoni se ndaj kërkesës suaj është vepruar në mënyrë jo korrekte, ju inkurajojmë të kontaktoni direkt Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup, në linkun e mëposhtëm. Pyetësori përbëhet  nga disa pyetje dhe të njëjtat do të procesohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ky shërbim do të sigurojë në kohë reale që të përcillen pritjet e diasporës dhe qytetarëve tanë që janë jashtë vendit dhe si pasojë, do të mundësojë që të gjendet mënyra më e mirë për të marrë përgjigjen tuaj të nevojshme.

Me qëllim që të mundësohet reagim në kohë i Ministrisë dhe Përfaqësisë Diplomatiko – Konsullore përkatëse, lutemi të jepet adresa elektronike/ose numri celularit për kontakt të drejtpërdrejtë.

Si ilustrim, japim disa shembuj kur e presim kontributin tuaj në këtë proces:

  • Nëse nuk keni arritur të krijoni kontakt;
  • Nëse vlerësoni se keni pritur shumë gjatë në marrjen e përgjigjes;
  • Nëse nuk keni marrë përgjigje në pyetjen e parashtruar ose keni marrë përgjigje të gabua;
  • Edhe pse ju kanë premtuar, nuk keni marrë përgjigje/aplikacioni juaj për shërbime konsullore dhe shërbime tjera nuk është zgjidhur;
  • Vlerësoni se ndaj jush është vepruar në mënyrë të padrejtë nga ana e shërbyesit në Përfaqësinë Diplomatiko – Konsullore;
  • Nëse jeni të kënaqur me shërbimet dhe doni ta përmendni si shembull të profesionalizmit.

 

kliko te linku për pyetësorin

numri i tel. +389 75 268 734 (WhatsАpp, Viber)

 

Rifreskimi i fundit: 16 Prill 2021