KUSHTET PËR AKREDITIM
Përfaqësuesit e mediave të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të fitojnë akreditim të përhershëm dhe të përkohshëm.
1. Akreditimi i përhershëm
Akreditimi i përhershëm është i vlefshëm për një vit, ndërsa mund ta fitojnë korrespodentët që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dokumentet e nevojshme për akreditim të përhershëm:
- Formular i plotësuar
- Letër në origjinal nga redaksia kryesore, e nënshkruar nga redaktori (udhëheqësi) i medias, me kërkesë për akreditimin e korrespodentit. Në letër duhet të përmenden emri i korrespodentit, obligimi i tij në media, numër telefoni për kontakt, faks, postë elektronike, adresë, numri i legjitimacionit gazetaresk.
- Biografia profesionale
- Kopje nga faqja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit (dokument udhëtimi ose letërnjoftim për qytetarët e BE-së)
- Fotografi në formë elektronike
Procedura për akreditim zgjat deri 15 ditë.
2. Vazhdimi i akreditimit, dokumentet e nevojshme
- Formular i plotësuar
- Letër në origjinal nga redaksia kryesore, e nënshkruar nga redaktori (udhëheqësi) i medias, me kërkesë për vazhdimin e akreditimit. Në letër duhet të përmenden të gjitha informacionet e kërkuara si për akreditim të parë
- Fotografi në formë elektronike
- Kartelë e vjetër e akreditimit
3. Akreditim i përkohshëm
Akreditimi i përkohshëm është i vlefshëm prej 30 ditësh (me përjashtime deri 3 muaj). Kjo jepet për ekipet e huaja të gazetarëve, që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një periudhë të shkurtër. Dokumentet e nevojshme për akreditim të përkohshëm:
- Formular i plotësuar
- Letër në origjinal nga media për qëllimin e vizitës
- Program i shkurtër për vizitën
- Fotografi në formë elektronike
- Kopje nga faqja e dokumentit të udhëtimit
- Kontakt-telefoni
4. Akreditimi i korrespodentëve honorarë
- Kopje nga artikujt e publikuar
- Pres-kartelë ndërkombëtare ose dokument tjetër (kontratë pune dhe ngjashëm) me çka do të vërtetojë se merret me gazetari
- Fotografi në formë elektronike
- Kopje nga pasaporta
Dërgoni kërkesat tuaja për akreditime: [email protected]