Ministria e Punëve të Jashtme

Përkushtimi ynë është promovimi dhe përfaqësimi i interesave tona në planin ndërkombëtar. Integrimi euro-atlantik dhe evropian janë prioritetet kryesore të punës sonë, njëkohësisht duke u përkushtuar për një rajon të sigurt, të qëndrueshëm dhe përparimtar, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit më të gjerë bilateral dhe multilateral. Jemi në shërbim të qytetarëve, duke siguruar shërbime konsullore për gjithë shtetasit tanë jashtë vendit.

Lajmet më të reja

Kumtesë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut me keqardhje konstaton se Deklarata e Parlamentit për gjoja “përshkallëzimin e aktiviteteve agresive antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të miratuar sot, në ditën e fundit të punës së Kuvendit Popullor të Bullgarisë nuk korrespondon me politikën e dakorduar për avansimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes respektit të ndërsjellë dhe tregon mungesë vullneti për implementim të së njëjtës. Duke e marrë parasysh kohën e miratimit të Rezolutës, ajo shkon vetëm në dobi të provokatorëve, qëllimi i të cilëve është të shkaktojnë aktivitete politike që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet midis dy vendeve, duke i minuar kështu përpjekjet për t'u kthyer në rrugën konstruktive dhe kultivimin e marrëdhënieve të partneritetit.   Çdo akt provokimi nga cilado anë, me apo pa qëllim, aktualisht po bëhet pjesë e skenarëve në mbështetje të përshkallëzimit të situatës dhe si i tillë konsiderojmë që është në kundërshtim me angazhimin e deklaruar për ta kthyer axhendën diplomatike aty ku i takon, në diplomacitë e të dy vendeve.   Për sa i përket përmbajtjes së Deklaratës, dëshirojmë të veçojmë:   Në periudhën e kaluar, përmes projekteve dhe aktiviteteve specifike, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Pretendimet për ekzistim të problemeve sistematike me të drejtat dhe sigurinë e bullgarëve etnik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë krejtësisht në kundërshtim me faktet e vërtetuara nga institucionet relevante ndërkombëtare, të cilat e ndjekin realizimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, përfshirë atë bullgare.   Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme në disa raste ka theksuar se Ligji për fondacione dhe shoqata nuk është i drejtuar kundër tubimit të ndonjë bashkësie etnike, por kundër parimit që shoqata qytetare të mbajnë emra të figurave kontroverse që paraqesin provokim jo vetëm për maqedonasit etnik, por dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.   Në të njëjtin kontekst, nuk ka asnjë bazë të justifikuar apo argument serioz për ta lidhur punën e Komisionit me ndryshimet në Ligjin për shoqata dhe fondacione. Ai do të vazhdojë punën e tij bazuar në fakte të argumentuara dhe të vërtetuara shkencërisht dhe nuk ka asnjë pike-prerje me kushtet në të cilat formohen dhe funksionojnë shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.   Mbetemi të mendimit se me rastin e sulmit fizik ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Pendikov në Ohër, institucionet e sistemit reaguan në mënyrë të duhur, autorët u arrestuan, hetimi është në rrjedhë e sipër, ndërsa përmes aktiviteteve politike publike ngjarja u dënua nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit, si Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme; Njëherit, Ministri Osmani bëri një vizitë të jashtëzakonshme në Sofje, ku vizitoi edhe të lënduarin Pendikov, duke e dëshmuar në këtë mënyrë kujdesin e shtetit për të gjithë qytetarët e tij. Prandaj, deklaratat e shumta rreth këtij rasti, tashmë të përkthyera në përmbajtjen e Deklaratës, i konsiderojmë të ekzagjeruara dhe të pabazuara, të cilat në asnjë mënyrë nuk përputhen me realitetin. Njëherazi, duam ta shfrytëzojmë rastin dhe të bëjmë thirrje për përmbajtje nga vendimet dhe veprimet e mëtejshme që i dëmtojnë rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, pikërisht në frymën e vlerave dhe lirive evropiane.

Takim Osmani- Predan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizuar takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.   Në takim, Osmani i ndau mirënjohje ambasadorit Predan, për angazhimin e tij tw parezervë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për komunikimin e shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Sllovenisë në Shkup.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për tema aktuale, në aspekt rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, SHBA-Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Takimi Osmani-Borrel: Me mbështetjen e BE-së dhe aksion diplomatik, OSBE-ja do të kontribuojë për sigurinë evropiane

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani e takoi sot në Bruksel, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Zhozef Borrell.

Gjatë vizitës, Osmani e theksoi marrëdhënien e natyrshme dhe të fortë ndërmjet BE-së dhe OSBE-së, si dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse të Organizatës, e cila është hapësirë ​​e favorshme për punë të përbashkët dhe përmbushje të obligimeve të përbashkëta.

"Maqedonia e Veriut, si vend kryesues, do të respektojë me përpikëri parimet dhe vlerat themelore të OSBE-së. Fokusi i Organizatës do të jetë Ukraina, gjegjësisht siguria e njerëzve në një kohë të pasigurisë dhe jostabilitetit rajonal dhe global", theksoi Osmani.
 
“Presidenca jonë këtë vit do të udhëhiqet nga detyrimet e dakorduara tashmë të të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës. Ne nuk do të bëjmë kompromise që do të rrezikojnë dokumentet bazë dhe vendimet e miratuara me konsensus të OSBE-së. Sfida më e madhe mbetet agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Është një luftë e pajustifikuar kundër një shteti të pavarur, anëtar të OSBE-së. Federata Ruse me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës ka shkelur në mënyrë flagrante Dokumentin Përfundimtar të Helsinkit dhe të gjitha zotimet dhe parimet e Organizatës”, tha Kryesuesi i OSBE-së, Osmani.
 
Osmani theksoi se OSBE-ja i ka të gjitha mekanizmat dhe mjetet që ofrojnë mbështetje konkrete për njerëzit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Organizatë, sepse siç theksoi ai, në fund të çdo gjëje, "fjala është për njerëzit”. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut do t'i përcjellë njohuritë dhe përvojën e saj në rajonin e OSBE-së përmes kryesimit të saj me Organizatën.
 
“Maqedonia e Veriut, përmes marrëdhënieve ndër-etnike, kulturës së dialogut që imponoi, kulturës së kompromisit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, krijoi imazh për shtetin, si dhe për njohje në bashkësinë ndërkombëtare. Jemi model në rajon për demokraci funksionale multietnike, me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani.
 
 
Në takimin mes Osmanit dhe Borrelit, u bisedua për përkushtimin e BE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me delegacionet e saj në Shkup dhe Vjenë, të cilat ishin me rëndësi kyçe në të gjitha fazat e përgatitjes së Maqedonisë së Veriut për të marrë kryesimin e OSBE-së. Kryesuesi i OSBE-së theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet OSBE-së dhe BE-së, i cili do të kontribuonte në funksionalitetin e Organizatës.
 
“Vendet anëtare të BE-së janë edhe pjesëmarrëse në OSBE. Sinergjia ndërmjet këtyre dy organizatave mund të ndihmojë në avancimin e proceseve që ndonjëherë duken të bllokuara në Hofburg”, theksoi Osmani.
 
Në fund të takimit ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së, duke respektuar vlerat dhe parimet e saj. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, tani si vend negociues për anëtarësim në BE, synon të kryesojë me Këshillin e BE-së në të ardhmen e afërt.
 
“Ne i jemi të përkushtuar kësaj detyre dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të KE-së dhe Zv/Presidentit Borrel, por edhe të institucioneve të tjera të BE-së dhe shteteve anëtare. Suksesi ynë do të jetë sukses i përbashkët”, tha Osmani.
 

Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Bujar Osmani

Këshilla gjatë udhëtimeve jashtë vendit

Këshillat për udhëtime janë burim i informacionit për qytetarët që udhëtojnë në shtetet tjera. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të sillni vendime të informuara në lidhje me sigurinë tuaj derisa qëndroni jashtë vendit.

Lexo më shumë
Vizito Maqedoninë e Veriut

Lexo më shumë